PR_LANGUAGES DE EL EN ES FR HU IT MD PT RO RU SQ ZH1 
Mbrapa

Translation

Bashkimi Europian do të bëhet Njëgjuhësh

Data e Lëshimit | 2015-05-19

Vendimi në Maj 2015 nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, duke vendosur në kundërshtim me kërkesën e Spanjës për natyrën diskriminuese të procesit të unifikuar të patentave, është tregues i tendencës të ngadaltë por të sigurt të BE për t'u bërë njëgjuhësh.

Bashkimi Europian do të bëhet Njëgjuhësh

Informacione të kontaktit

Organizata T4J
Nr. i tel të zyrës+33 (0)2 35 59 97 70
Fax+33 (0)2 35 59 97 75
Qyteti Bihorel (France)
Vendimi në Maj 2015 nga Gjykata Europiane e Drejtësisë (1), duke vendosur në kundërshtim me kërkesën e Spanjës për natyrën diskriminuese të procesit të unifikuar të patentave, është tregues i tendencës të ngadaltë por të sigurt të BE për t'u bërë njëgjuhësh.
Me të drejtë Spanja pretendoi se sistemi i ri i mbrojtjes të patentave është diskriminues, meqenëse patentat duhet të përpilohen në Anglisht, Frëngjisht ose Gjermanisht që të jenë të zbatueshme – duke përjashtuar shtetasit e BE-së të cilët nuk flasin asnjë prej këtyre gjuhëve. Pretendimi i tyre u hodh poshtë më 6 Maj.
Procesi nuk është i ri. Konventa Europiane e Patentave (KEP) është firmosur në Munih në 5 Tetor 1973 dhe ka hyrë në fuqi në 7 Tetor 1977. Edhe në atë kohë, gjuhët zyrtare ishin Anglishtja, Frëngjishtja dhe Gjermanishtja.
Arsyeja për ndryshimin e fundit në procesin e patentave, e mbështetur nga Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Franca, Luksemburgu, Hungaria, Holanda, Suedia dhe MB (por asnjë prej shteteve të tjera anëtare të BE-së) është kostoja dhe koha që duhet për të përkthyer patentat.
Nuk merr në konsideratë koston dhe kohën që u kushton shtetasve të BE-së të cilët nuk flasin Anglisht, Frëngjisht ose Gjermanisht për të përkthyer aplikimet për patenta në një prej këtyre gjuhëve.
Sipas shifrave më të fundit të përkthimit (2012) për Komisionin Europian (2), përqindja më e madhe e faqeve të përkthyera ishte në Anglisht – 14.92%, e pasuar nga Frëngjishtja (8.25%) dhe Gjermanishtja (6.45%). Vetëm 0.38% (6.680 faqe) janë përkthyer në gjuhë të tjera Europiane.
Përkthimet e Komisionit Europian kushtojnë 330 milion euro në vit, ose pak më shumë se 1 euro për çdo shtetas. Komisioni Europian e justifikon koston duke thënë se “Si një organizatë demokratike, BE duhet të komunikojë me shtetasit e vet në gjuhën e tyre”. Duket se justifikimi i vërtetë nuk është interesi i njerëzve, por përqindja e interesit në bankë.
Në vitin 2000, KE informoi organet përfaqësuese si Qendrat Euro Info se dokumentet e saj do të botoheshin vetëm në Anglisht. Vendimi i fundit nga Gjykata e Drejtësisë të BE-së është në përputhje me këtë tendencë. Kryeqyteti i Europës nuk është as Strasburgu dhe as Brukseli; është Qyteti i Londrës.
(1) curia.europa.eu/juris/document/document.jsf?text=&docid=164093&pageIndex=0&doclang=EN&mode=req&dir=&occ=first&part=1&cid=114406
(2) one-europe.info/translation-in-the-european-union-facts-and-figures

Përkthyer nga: LTA LLC
Email: info@lta-ks.com
Faqe Interneti:www.lta-ks.com
Shërbimet: Perkthime,
LTA LLC eshte nje kompani e licencuar, certifikuar nderkombetarisht me ISO9001 dhe EN15038 per sherbime te perkthimet ne me shume se 60 gjuhe te botes. Ne ofrojme sherbimet ne fusha si ato te teknologjise, IT-se, mjekesise, mobilizmit, ligjore, teknike, marketingut etj.


Kontakt

Organizata T4J
Mbiemri Duff
Emri Malcolm
Roli CEO
Nr. i tel të zyrës 02 35 59 97 70
URL http://www.translatorsforjournalists.org


###
PDF   print      Share

Share

Find this press release interesting? Then share it!

Enter your email address to receive the press release and share it with the members of your network!

  

Kontax does not sell or share your personal data with third parties in any form or by any means.

  T4J   

0 Comment(s)   Write a comment